Kuvendi i Prishtinës miraton vendimin për bartjen e mjeteve vetanake
27 nëntor 2025
| 16:10
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2024 në vitin 2025.
Pro këtij vendimi kanë votuar 38 asamblistë dhe një ka abstenuar. Rreth këtij vendimi kanë qenë të bashkuar pozita dhe opozita.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë thirrje ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, që t’i miratojë 35 milionë eurot që i takojnë kryeqytetit prej tyre 25 milionë të hyra vetanake dhe 10 milionë grante.



