Paçarizi: VV i ka nxjerrë tri karta elektorale – shtypjen financiare, Listën Serbe dhe kartën e diasporës
27 nëntor 2025
| 23:43
Analisti Rrahman Paçarizi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka nxjerrë karta elektorale.
Sipas tij, karta e parë është shtypja financiare, pastaj karta e Listës Serbe dhe karta e diasporës.
“Lëvizja Vetëvendosje i ka nxjerrë tri karta elektorale, e para, shtypja financiare ndaj qytetarëve të Kosovës për t’i ndëshkuar pas një pritje të madhe, nëntëmuajshe, por që nuk pati sukses, sepse pati frikë nga protestat. Karta e dytë është karta me Listën Serbe, akuzat e përditshme ndaj partive opozitare që i bëjnë bashkë PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe dhe e treta është karta e diasporës”, ka thënë ai.



