Dy vajza të mitura zhduken Kosovë

28 nëntor 2025 | 09:16

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të zhdukjes së vajzave të mitura.

 Rasti i parë ka ndodhur në Malishevë, ku një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e saj.

Rasti i dytë është regjistruar në fshatin Bellacërkë, në komunën e Rahovecit, ku një baba ka njoftuar policinë për largimin e vajzës së tij, por gjithashtu nuk dihet vendndodhja e saj.

Të dy rastet janë duke u hetuar nga organet e rendit, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa…