Presidenti i FFK-së uron Ditën e Flamurit Kombëtar dhe ditën e krenarisë së UÇK-së
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar, ditën e krenarisë së UÇK-së, sakrificës dhe identitetit shqiptar.
“Sot bashkohemi për të festuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar, ditën e krenarisë së UÇK-së, sakrificës dhe identitetit shqiptar”.
“Kjo datë na kujton rrugën e lavdishme nga rilindasit, te Komandanti Legjendar Adem Jashari e lufta e UÇK-së, deri te brezat që vazhdojnë ta ngrenë lart emrin e Kosovës”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.
Ai ka theksuar se ky vit ishte historik për futbollin tonë: u ngjitëm në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe siguruam për herë të parë “play-off”-in për Botërorin 2026.
“Tani synimi ynë është i qartë, të realizojmë ëndrrën e madhe dhe të kualifikohemi në Kupën e Botës. Urime 28 Nëntori Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Zoti e bekoftë popullin shqiptar!”, ka shkruar presidenti i FFK-së.



