Botohet libri i politologut Fatmir Lekaj në 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit
Në Ditën e Flamurit, sot është botuar libri “Procesi i Helsinkit dhe disa nga arritjet e Kosovës në kuadër të këtij procesi : në 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit (1975-2025)” i autorit Fatmir Lekaj.
Ky botim shënon një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin e rrugëtimit të Kosovës brenda mekanizmave evropiane të sigurisë dhe bashkëpunimit, duke ofruar analizë të hollësishme të zhvillimeve, dinamikave diplomatike dhe arritjeve të vendit në kuadër të Procesit të Helsinkit.
Libri paraqet një perspektivë profesionale dhe të argumentuar mbi rolin e Kosovës në këtë proces dhe të kontribuesve, duke sjellë fakte, dëshmi dhe analiza të vlefshme për studiues, diplomatë, studentë si dhe për publikun e gjerë të interesuar për politikat rajonale dhe integrimin euroatlantik.
Botimi i librit në Ditën e Flamurit merr simbolikë të veçantë, duke reflektuar përkushtimin për shtetndërtim, identitet dhe afirmim ndërkombëtar, për të cilat politologu Fatmir Lekaj ka punuar gjatë.




