RTK feston në mënyrë madhështore Ditën e Flamurit
28 nëntor 2025
| 14:08
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka festuar në mënyrë madhështore festat e Nëntorit. Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ditëlindjes së Adem Jasharit dhe daljes publike të UÇK-së – pranë flamurit të Kosovës dhe logos së RTK-së është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar.
Vendosja e flamurit, është bërë me vendim të drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla e ku vendosja e flamurit është shoqëruar me këngë patriotike kombëtare, duke kujtuar 28 Nëntorin e vitit 1912 dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.
2326b7d7-e846-445d-b24a-095ff682f3ee



