Kosova ngritët për dy pozita në renditjen e UEFA-s pas fitores së Dritës
Fitorja e FC Dritës ndaj Shkëndijës së Tetovës në UEFA Conference League ka sjellë një përmirësim të rëndësishëm për futbollin kosovar në renditjen evropiane.
Si rezultat i kësaj fitoreje, Kosova është ngjitur për dy pozita dhe tani renditet në vendin e 35-të në listën e UEFA-s.
Ky progres, sipas Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), konsiderohet një tjetër dëshmi e rritjes së koeficientit të kampionatit dhe e punës së mirë që po bëhet në klubet kosovare, të cilat po arrijnë rezultate gjithnjë e më të mira në garat ndërkombëtare.
FFK-ja ka vlerësuar po ashtu se ky hap para reflekton përkushtimin e vazhdueshëm për ngritjen e nivelit të futbollit në vend, ndërsa është bërë thirrje që suksesi të shërbejë si motivim për synime edhe më të mëdha në të ardhmen.
“Të vazhdojmë së bashku drejt arritjeve edhe më të mëdha!”, ka shkruar FFK-ja në faqen zyrtare në “Facebook”.



