Liverpooli kthehet në dështim, kjo krizë nuk shihej prej 70 vjetësh
Liverpooli vijon të kalojë një formë të tmerrshme në muajt e fundit, dhe një tjetër rezultat i turpshëm për “Reds” erdhi të mërkurën në shtëpi kundër PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve.
Ekipi i Arne Slot humbi 1:4 ndaj dhe tani është në një seri prej tre humbjesh radhazi, me një diferencë golash prej 1-10. Kampionët në fuqi të Anglisë kanë humbur nëntë nga 12 ndeshjet e tyre për herë të parë që nga sezoni 1953-54.
Është gjithashtu hera e parë që nga dhjetori 1953 që ata kanë humbur tre ndeshje radhazi me të paktën tre gola diferencë. Vetë trajneri i Liverpoolit nuk u shmang nga mërzia kur analizoi humbjen e pësuar nga “Reds” kundër PSV-së.
Pas vërshëllimës së fundit, në zonën e intervistave, trajneri holandez nuk i kurseu fjalët dhe kaloi direkt në pikën e diskutimit.
“Në javët e fundit ka qenë gjithmonë e njëjta pyetje. Emocioni është shumë negativ dhe dekurajues. Kam qenë dhe dua të jem pozitiv në lidhje me reagimin e lojtarëve pas 1-0, sepse deri në pjesën e parë luajtëm një ndeshje shumë të mirë. E përjetuam atë zhgënjim me golin e tyre, por u rikthyem në lojë dhe madje patëm mundësi për të fituar 2-1 në pjesën e parë. Askush nuk priste që ne të përfundonim duke humbur 4-1”, ka analizuar Slot.
Pas kësaj humbje, rrjetet sociale kanë shpërthyer me reagimet e tifozëve, të cilët kërkojnë largimin e Arne Slot.
Bordi drejtues i klubit i ka dhënë besim mësohet të paktën deri në ndeshjen e kampionatit ndaj West Hamit në udhëtim, këtë fundjavë.
Kurse vetë tekniku holandez pas ndeshjes tha se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij dhe se duhet ecur përpara që të sigurojnë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
“Jo, nuk jam i shqetësuar. Fokusi im është në gjëra të tjera në vend që të shqetësohem për pozicionin tim. Duhet të bëj më mirë”.



