Tri predha në kokë dhe gjoks i morën jetën biznesmenit në Elbasan

01 dhjetor 2025 | 07:54

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka (Mondi Mëhalla) në Elbasan.

Biznesmeni është goditur nga 3 plumba, në kokë dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Po ashtu besohet (ende pa u konfirmuar zyrtarisht) se plumbat janë qëlluar nga një automjet tip ‘Audi’ i zi, ndërkohë që biznesmeni në momentin e sulmit ka qenë në makinën e tij.

Mëhalla ishte pronar i një karburanti dhe një kompanie taksish në Elbasan, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të krimit, nga të cilët momentalisht nuk ka asnjë gjurmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti nuk do të ketë transport publik as sot. Trafiku…