Yamali për Messin: Është më i miri në histori

01 dhjetor 2025 | 11:19

Në një intervistë të fundit për “CBS News”, talenti i Barcelonës, Lamine Yamal është shprehur me respekt, por edhe me vendosmëri, ndaj krahasimeve të vazhdueshme me Lionel Messin që e kanë shoqëruar prej ditës së parë në skenën e madhe.

“Është më i miri në histori”.

“Ne të dy e dimë se unë nuk dua të jem Messi, dhe Messi e di që unë nuk dua të jem ai. Dua të ndjek rrugën time, kaq”, ka thënë Yamali.

Yamali është bërë shpesh subjekt i paraleleve me yllin argjentinas, sidomos pasi është bërë debutuesi më i ri në historinë e Barcelonës dhe ka mahnitur botën e futbollit me talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Megjithëse e pranon madhështinë e pakrahasueshme të Messit, Yamali ka theksuar n se synimi i tij nuk është të ecë në hijen e legjendës së “Camp Nou”-së, por të ndërtojë historinë e tij në futboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë veta ende e kujtojnë skenën nga filmi i vitit…