Deco: Rashfordi është i lumtur me ne
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka folur hapur për transferimin e Marcus Rashford nga Manchester United tek Barcelona, duke zbuluar prapaskenat e marrëveshjes dhe rëndësinë që sulmuesi anglez ka për projektin e klubit katalanas.
“Marcus është i lumtur me ne, ai është një futbollist fantastik. Në Manchester United mori përgjegjësi të mëdha shumë i ri, në një klub gjigant, ashtu si edhe Barcelona. Ai u përball edhe me ndryshimin e brezave te United, gjë që e bëri situatën më të vështirë”, ka thënë fillimisht Deco.
Sipas tij, vështirësitë e Manchester United në procesin e rindërtimit gjatë viteve të fundit kanë lënë ndikim edhe te Rashfordi.
“Nëse shikon United në pesë vitet e fundit, ata kanë pasur vështirësi në rindërtimin e ekipit për t’u bërë sërish të fortë. Marcus ka qenë aty gjatë gjithë kësaj periudhe, dhe kur je një lojtar kyç, presioni është i madh”.
Deco shtoi se Barcelona kishte kohë që kërkonte një profil si ai i Rashfordit.



