Votimi jashtë Kosovës, KQZ-ja aprovon mbi 14 mijë aplikime

01 dhjetor 2025 | 14:26

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se nga 26 deri më 30 nëntor, përmes platfomës elektronike, janë pranuar 24 mijë e 500 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës.

Prej tyre, janë aprovuar mbi 14 mijë e 600 aplikime.

“Nga data 26 nëntor dhe deri më 30 nëntor, përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar rreth 24 500 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar mbi 14 600, ndërkaq janë refuzuar rreth 3 500. Në vlerësim e sipër janë rreth 6 400 aplikime. Nga numri i përgjithshëm i aplikuesve të aprovuar, pjesa më e madhe janë regjistruar për të votuar përmes postës, mbi 10 500 prej tyre për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe mbi 500 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërkaq, mbi 3 500 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”.

“Procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë se KQZ-ja i informon rregullisht dhe personalisht aplikuesit e refuzuar për arsyet e refuzimit të kërkesës së tyre dhe se do të mund të ri-aplikojnë përmes platformës për regjistrim duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së. Kjo do të mundësohet gjatë kohës sa zgjatë periudha e regjistrimit”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u…