Musliu e ashpër ndaj Kurtit: Më 28 dhjetor e merrni përgjigjen nga populli që ju besoi dhe u tradhtua
Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka publikuar një reagim të ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për mungesë koordinimi politik dhe për vendime që, sipas saj, i kanë sjellë dëm Kosovës.
Duke hedhur pikëpyetje lidhur me lirimin e tij dhe deklaratat për mediet serbe, Musliu ka thënë se vetëm katër vjet pas çlirimit te Kosovës, Albini kishte zgjedhur të bashkëpunonte me Nenad Rikalon, sipas saj, për te ringjallur KAN-in, një lëvizje shqiptaro-serbe-ndërkombëtare, që siç ka thënë ajo në vitin 2005 e kishte shndërruar në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Albin Kurti fjalët e para që i tha sapo shkeli tokën e Kosovës që tashmë ishte çliruar, ishin: ‘Ju nuk duhet të fokusoheni në lirimin tim, por në pasojat e këtij lirimi’. Një paralajmërim i mbështjellur me një shtresë patosi patriotik, por që në realitet përfaqësonte një ogur të keq për vendin. Ai vërtetë u lirua dhe askush nuk vuri kurrë në pikëpyetje se si erdhi deri të lirimi i tij. Askush nuk vuri në pikëpyetje sfilatat e tij para mediave serbe. Ai, jo vetëm që u la i qetë, por u mirëprit nga shqiptarë të vuajtur të cilët i gëzoheshin çdo te mbijetuari”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.
Postimi i plotë:



