Kuvendi i Maqedonisë pranoi propozimet për ministrat e rinj. Ja kush janë emrat!
01 dhjetor 2025
| 18:59
Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmuan se i kanë pranuar emrat e ministrave të rinj, përcjell TV21. Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër për Çështje Evropiane, ndërsa Muhamed Hoxha do të jetë ministër i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Sipas njoftimit të Kuvendit, fillimisht do të duhet të kalojë në Kuvend shkarkimi i ministrit aktual për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.



