Universiteti i Prishtinës lejon afatet e nëntorit dhe prillit

01 dhjetor 2025 | 19:05

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Rektoratin e UP-së, ka arritur një marrëveshje të rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse në dobi të studentëve.

Me kërkesë të Parlamentit Studentor, është miratuar një periudhë tranzitore 2-vjeçare për aplikimin e afateve të rivlerësimit nëntor/prill. Sipas njoftimit, pas votimit në Senatin e UP-së, këto afate do të zbatohen në të gjitha njësitë akademike gjatë kësaj periudhe tranzitore, duke garantuar barazi dhe qasje të njëjtë për të gjithë studentët, pavarësisht fakultetit ku studiojnë.

“Parlamenti Studentor shpreh mirënjohjen për Rektorin Prof. Arben Hajrullahu, si dhe për Prorektorët Adem Beha dhe Majlinda Zhitija Gjelaj, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Po ashtu, falënderohen të gjitha Organizatat Studentore që kontribuan në realizimin e këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Parlamenti Studentor rithekson përkushtimin për të vazhduar të jetë zëri i të gjithë studentëve të Universitetit të Prishtinës, pa dallim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmuan se…