Amir Rrahmani, mbrojtësi më i mirë i sezonit të kaluar në Serinë A
02 dhjetor 2025
| 07:52
Kapiteni i Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani është zgjedhur mbrojtësi më i mirë në Serie A, për sezonin e kaluar.
Rrahmani e fitoi këtë çmim në “Gran Gala del Calcio”, e cila organizohet nga Shoqata e Futbollistëve Italianë (AIC).
Pos çmimit si mbrojtësi më i mirë, Rrahmani ishte pjesë e Ekipit të Vitit në Serie A për sezonin e kaluar.
Në edicionin 2024/25, Napoli me Amir Rrahmanin fituan “Scudetton” për hetë të katërt në histori.



