Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane kërkon që të bojkotohen produktet nga Serbia
21 nëntor 2018
| 10:17
“Të indinjuar thellë me lobimin e fundit nga Serbi për mospranimin e Republikës së Kosovës në organizatën për siguri Interpol, kryesia e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane i fton të gjithë anëtarët e saj që deri më tani kanë investuar në Kosovë, por edhe tërë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i bojkotojnë të gjitha prodhimet nga Serbia”, është thënë në reagimin e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.
Sipas këtij unioni, masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për ngritjen e tasave prej 10 për qind për prodhimet serbe, duhet të fuqizohet nga të gjithë me bojkot total të prodhimeve serbe.