Vendi i Fatmir Limajt është në PDK!
Shkruan: Bardhyl Mahmuti
Të dashur bashkëthemelues të PDK-së,
Konteksti historik dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova kërkon urgjentisht që të ulen tensionet e brendshme dhe të gjendet një konsensus minimal për çështjet jetike. Për shkak të dëmeve të mëdha që mund t’i shkaktohen Kosovës, drejtuesit e partive duhet t’i lënë inatet personale. Në kontekst të zhvillimeve rreth rirreshtimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, drejtuesit e PDK-së duhet të dëshmojnë këtë frymë, duke hapur rrugë për të gjithë ata që dëshirojnë të bashkërendisin veprimtarinë politike me të. Sidomos me ata që dikur kanë qenë në gjirin e saj!
Uroj të jenë spekulime ato që dëgjojmë se Fatmir Limajt i janë mbyllur rrugët për t’u bërë pjesë e listës së përbashkët në PDK!
Ata që i fryjnë idesë për t’ia mbyllur dyert Fatmir Limaj, nuk ja duan të mirën as PDK-së e as Kosovës!
PDK-ja ka nevojë për çdo anëtar, e lëre më për një luftëtar lirie si Fatmir Limaj, që ishte njëri nga themeluesit e saj!
Dalshi faqebardhë në këto rrethana, kur drejtuesit legjitim të PDK-së përballen me padrejtësinë shekullore në procesin e sajuar gjyqësor në Hagë!
Me respekt
Bardhyl Mahmuti



