Lewandowski do të mbetet lojtar i lirë

03 dhjetor 2025 | 11:39

Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe do të mbetet lojtar i lirë.

Pas disa sinjaleve nga klubi dhe raportimeve në media, është konfirmuar se Barcelona nuk do të aktivizojë opsionin për të zgjatur kontratën me sulmuesin polak.

Lewandowski u bashkua me Barcelonës në verën e vitit 2022 si zgjidhja për krizën sulmuese të klubit dhe si ylli i madh që erdhi nga Bayern Munchen.

Ai fitoi titullin e La Liga-s në sezonin e tij të parë, por gjatë këtyre viteve klubi ka nisur një proces ristrukturimi të skuadrës.

Presioni financiar dhe nevoja për të ulur shpenzimet e pagave e kanë shtyrë Barcelonën drejt opsioneve më të reja dhe më afatgjata në sulm.

Sipas raporteve, bordi i klubit vlerëson se Lewandowski nuk është më në një nivel që justifikon një pagë të lartë dhe një rinovim kontrate.

“Barcelona nuk do të zgjasë kontratën e Robert Lewandowskit. Ai po largohet nga klubi,” shkruan The Athletic.

Barcelona po orienton sulmin drejt një stili më të shpejtë dhe dinamik, duke lënë hapësirë për lojtarët e rinj dhe duke planifikuar të paktën një përforcim të madh në afatin e verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali në pension, Rrahman Rama, pritet të jetë përsëri pjesë…