Krasniqi: Zyrtarët e LV-së në KQZ po e dëmtojnë procesin zgjedhor, duhet të shkarkohen

03 dhjetor 2025 | 12:15

Analisti Albert Krasniqi ka vlerësuar së dy anëtaret e LV-së në KQZ-së nuk po e respektojnë betimin që e kanë dhënë.

Ai ka vlerësuar Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi po e dëmtojnë integritetin e KQZ-së dhe besimit publik në procesin zgjedhor.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se ata meritojnë të shkarkohen.

“Anëtarët e KQZ-së betohen se do t’i kryejnë detyrat me ndershmëri, paanshmëri dhe profesionalizëm. Ligji parasheh se mandati i një anëtari mund të ndërpritet kur sjelljet apo veprimet e tij e dëmtojnë seriozisht statusin dhe integritetin e Komisionit. Një vendim i tillë merret me shumicën prej dy të tretave (2/3) të anëtarëve të KQZ-së. Dy anëtarët e emëruar nga LV kanë shfaqur sjellje që ose tregojnë mosnjohje elementare të ligjeve, ose synim të ndërgjegjshëm për të dëmtuar procesin zgjedhor. Çdo njëra prej këtyre mjafton për t’i shkarkuar nga detyra – dhe rastet e grumbulluara deri më tani janë të shumta. Mjafton të lexohen reagimet e fundit të shteteve mike të Kosovës për të kuptuar qartë se si po vlerësohen veprimet e tyre destruktive. Këta dy anëtarë po i shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë integritetit të KQZ-së dhe besimit publik në procesin zgjedhor. Ndërsa anëtarët tjerë duhet të tregojnë më shumë guxim dhe t’i qëndrojnë prapa betimit të dhënë për paanshmëri dhe profesionalizëm”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
IsmetSylejmani Nënë Tereza i ka shërbyer njerëzimit, kurse Nënë Stana…