NISMA certifikohet si subjekti i 23-të për pjesëmarrje në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e 88-të këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi.
Gjatë kësaj mbledhjeje, KQZ vendosi të certifikojë subjektin politik të 23-të për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Sipas vendimit të KQZ-së, certifikohet subjekti politik NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA, e cila ka dorëzuar brenda afatit listën e përmirësuar me nënshkrimet e mbështetësve.
Gjatë periudhës 7-ditore (24 nëntor – 30 nëntor 2025), 24 subjekte politike (18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur) kanë plotësuar formularin online për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Në mbledhjen e 87-të, më 2 dhjetor 2025, KQZ certifikoi 22 subjekte politike (16 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur) për pjesëmarrje në zgjedhje, si vijon:
Partitë politike:
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK
KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI
INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS
NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS
Za Slobodu Pravdu i Opstanak
PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE
SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU
JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA
PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS
AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS
Kosovaki Nevi Romani Partia
FJALA
LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK)
KOSOVSKI SAVEZ
PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR (PBKDSH)
Koalicionet:
Lëvizja VETËVENDOSJE!
KOALICIJA VAKAT
PAI – PDAK – LPB
Iniciativat qytetare: PSA
Iniciativa Qytetare për Kosovë
Kandidati i pavarur:
NEDŹMIDIN SEJDILAR



