Lista Serbe dorëzon ankesë në PZAP për moscertifikimin e saj për zgjedhje nga KQZ-ja

03 dhjetor 2025 | 16:27

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka bërë me dije se kanë paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos certifikuar partinë e tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në një konferencë për medie, Elek e ka quajtur vendimin e KQZ-së “antidemokratik dhe antiserb”.

Elek ka kujtuar se kjo është hera e tretë këtë vit që mbahen zgjedhje në Kosovë dhe se kjo është hera e tretë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “shkel të drejtat e popullit serb dhe nuk certifikon Listën Serbe”.

Ai ka thënë se “është alarmante që e gjithë kjo po ndodh para syve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila nuk ka arritur ta mbrojë popullin serb”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) u ka bërë thirrje gjithë…