Çitaku, LV-së: Sot më shumë para ka mafia energjetike, jo populli
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklarimit të zëvendësministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, e cila ka thënë se “kosovarët kurrë nuk kanë pasur më shumë para se sot”.
Në reagimin e saj, Çitaku ka thënë se ndoshta ka qenë fjala për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqin.
“Para sot më shumë kanë vetëm: mafia energjetike, Martini, Nagipi & co. Populli jo. Kosova jo. Dhe këtë e dinë të gjithë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Kosovarët, tha, kurrë nuk kanë pasur më shumë para se sot.
Ndoshta e ka pasur fjalën për Martinin e Nagipin.
Se për pensionistët, që çdo muaj duhet të zgjedhin mes barnave dhe ushqimit, nuk foli.
As për mësimdhënësit, që mezi e përmbyllin muajin.
As për mjekët, që sot s’kanë as tretës për pacientët e tyre.
As për policët, të cilëve po u ndalen edhe shujtat.
As për ndërmarrësit e rinj, që luftojnë të paguajnë faturat e energjisë elektrike.
Po, para sot më shumë kanë vetëm: mafia energjetike, Martini, Nagipi & co.
Populli jo.
Kosova jo.
Dhe këtë e dinë të gjithë.



