Ja sa votues nga diaspora kanë aplikuar deri tani për zgjedhjet e 28 dhjetorit

03 dhjetor 2025 | 17:10

Rreth 42 mijë qytetarë nga diaspora deri më tani kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministria ka bërë me dije se periudha e regjistrimit ka nisur më 26 nëntor, duke i dhënë mundësi qytetarëve jashtë vendit të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në votime.

Regjistrimi mund të bëhet online ose përmes postës, duke dërguar formularin në kutinë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Afati përfundon pas tri ditësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka reaguar duke u forcuar me një lojtar…