Dha donacion për Handikos-in, afaristi Shahin Dervishaj nderohet me mirënjohje (foto/video)
03 dhjetor 2025
| 17:32
Para disa muajve afaristi Shahin Dervishaj kishte dhënë një donacion në vlerë mbi 20 mijë euro për Handikos-in.
Ai sot e pati nderin të marrë një mirënjohje pikërisht në Ditën e Handikos-it.
“Sot pata nderin të marrë një mirënjohje nga HandiKOS, pikërisht në Ditën e HandiKOS-it. Kjo mirënjohje erdhi si rezultat i një donacioni të bërë me zemër, për të mbështetur ata që punojnë çdo ditë për personat me aftësi të kufizuara. Jam thellësisht i prekur dhe i falënderuar për këtë vlerësim”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.



