Durmishi: Nga e hëna fillojmë mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët
04 dhjetor 2025
| 13:02
Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se nga e hëna do të fillohet me mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët që menaxhohen nga ministria që ai drejton
“Nga e hëna fillojmë mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë sonë. Përveç sanimit të gropave, njoftojmë edhe një herë qytetarët se jemi të përgatitur për sezonën e dimrit. Kujdesi i shtuar në komunikacion mbetet gjithmonë i nevojshëm”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”.



