U shfaq dokumentari “Hora e Arbëreshëvet” në Fakultetin Filozofik

04 dhjetor 2025 | 19:02

Më 4 dhjetor, në ora 13:00, në ambientet e Fakultetit Filozofik u shfaq dokumentari “Hora e Arbëreshëvet”, i realizuar nga gazetarja dhe autorja Vesa Guhelli, kushtuar 537-vjetorit të themelimit të Horës së Arbëreshëvet në Siçili.

Aktivitetin e hapi prodekani Bardhok Bashota, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor dhe trashëgimisë arbëreshe si pjesë e pandashme e botës shqiptare. Më pas, autorja e dokumentarit foli për procesin e realizimit, motivimin dhe përvojën e saj me komunitetin arbëresh të Siçilisë.

Dokumentari trajton:

– veshjen arbëreshe si shprehje identitare dhe artistike;

– muzikën dhe këngët polifonike;

– gjuhën arbëreshe si shtyllë themelore të identitetit;

– ruajtjen e traditës në kohët moderne.

Në aktivitet morën pjesë profesorë dhe studentë të Fakultetit Filozofik, ndërsa në fund u zhvillua edhe një debat i hapur, ku të pranishmit diskutuan mbi rëndësinë e trashëgimisë arbëreshe, ruajtjen e identitetit dhe rolin e dokumentarit në ndërgjegjësimin kulturor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë, Hysen Durmishi, ka falënderuar të gjithë akterët…