“Albin lidhi këto…. Boll është boll”, Lushtaku paralajmëron Kurtin, për Mihalin e Matoshin

04 dhjetor 2025 | 22:40

Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, ka përsëritur deklaratën e tij ndaj deputetes Matoshi, si dhe te tjerave që nuk ua përmendi emrin, por që duket se u aludua në Dejona Mihalin, e cila thuajse çdo ditë shkruan zi e terr për Sami Lushtakun, e familjarët e tij.

Lushtaku ka bërë thirrje në drejtim të Albin Kurtit.

“Nëse dikush e ka pru këtë gjuhë të urrejtjes është pikërisht Vetëvendosja, nuk jemi ne. Asnjëherë nuk kam dal me sha a me fy dikënd, kam qenë shumë i kujdesshëm deri më tani. Unë mendoj që secili që del dhe e përmend emrin tim pa fakte dhe argumente, tash e mas e kam menën me iu kundërpërgjigj. Nuk ka mundësi që një deputete me fy e me sha me njollos e përbaltë, e unë me ndejt si spektator. Lagja Lusthaku, minimum i ka pasë dy ushtarë të UÇK-së. Kemi shumë deshmorë. Prandaj, nëse dikush e ka fillu këtë e ka fillu Vetëvendosja, e ka fillu edhe zonja Matoshi. Prandaj unë i them Albinit, lidhi këto kudra. Se boll është. Boll është boll.” – tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani 7 vjet nga ndarja e përjetshme mbrojtesit të…