Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje për fëmijët

05 dhjetor 2025 | 07:53

Sot në orën 11:00 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të zhvillohet një nga eventet më të veçanta dhe emocionuese të fundvitit, i dedikuar fëmijëve të shtrirë në repartin e pediatrisë.

Superheronjtë, të veshur me kostume dhe të pajisur me litarë, do të zbresin nga dritaret e objektit të pediatrisë për t’i surprizuar të vegjlit me dhurata dhe buzëqeshje.

Ky aktivitet human, i cili tashmë është bërë traditë, organizohet nga Grupi Alpin në bashkëpunim me Bankën Ekonomike, që këtë vit është edhe sponsor kryesor i eventit. Të gjithë fëmijët do të marrin dhurata nga superheronjtë e tyre të preferuar, duke krijuar momente të paharrueshme për ta dhe familjet e tyre, veçanërisht për ata që po përballen me sëmundje të rënda si kanceri.

Gjatë eventit, fjalë rasti do të mbajnë organizatorët dhe përfaqësues të Bankës Ekonomike, të cilët do të theksojnë rëndësinë e mbështetjes së fëmijëve dhe përkrahjes së aktiviteteve që u sjellin gëzim në këto ditë festive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…