Tahiri: Ambasadorët e huaj në këmbë për ta mbështetur Kosovën, tanët në fushatë partiake

05 dhjetor 2025 | 11:41

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar një situatë paradoksale.

Derisa ka vlerësuar angazhimin e ambasadorëve të vendeve mike për të ndihmuar Kosovën, ajo ka thënë se krejt ndryshe po veprojnë ambasadorët e Kosovës.

Këta të fundit, ka vlerësuar Tahiri, ka po marrin pjesë nëpër fushatë të Vetëvendosjes.

“Ambasadorët e huaj në këmbë për të përkrahur Kosovën stabile e funksionale pas zgjedhjeve, ambasadorët tanë në këmbë në fushata partiake. Çfarë situate paradoksale! Aleatët na shikojnë me keqardhje…”, ka shkruar Tahiri në“Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka komentuar deklaratat…