Betohet kryetari i ri i Zveçanit: Do bashkëpunoj me të gjitha institucionet në Prishtinë
05 dhjetor 2025
| 11:55
Dragisha Miloviq është betuar si kryetar i ri i Zveçanit. Ceremonia është zhvilluar pasi Ilir Peci i PDK-së ia ka dorëzuar atij zyrtarisht detyrën, duke shënuar kështu edhe rikthimin e Listës Serbe në krye të komunës.
Në fjalën e tij pas betimit, Miloviq është zotuar për bashkëpunim me të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe institucionalë që veprojnë në Kosovë.
“Do të bashkëpunoj edhe me përfaqësuesit e misioneve me KFOR me EULEX me OSBE me të gjitha institucionet në Prishtinë, MAPL dhe juve mediave. Duhet të kuptojmë që qeverisja lokale duhet të jetë e fokusuar të qytetarët. Kushdo që vjen këtu të mirëpritet… për të mirë të qytetarëve tanë”, ka thënë Miloqiviqi.



