Fahri Restelica emërohet nënkryetar i Komunës së Podujevës

05 dhjetor 2025 | 12:59

Me vendim të kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, të premten është emëruar nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica.

Fahri Restelica ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.

Që nga viti 2008 ka punuar si zyrtar i lartë në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Fahriu për disa vite ka qenë koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra në Besianë. Kryetari Bulliqi e uroi nënkryetarin Restelica për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të mbarë e suksese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina 01 luan sonte në Riga të Letonisë, dhe…