Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar qendrën e votimit
06 dhjetor 2025
| 09:31
Sot mbyllet afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani 16.100 votues kanë aplikuar për të ndryshuar qendrën e tyre të votimit.
KQZ gjithashtu ka treguar se qendrën tuaj mund ta ndërroni online ose në zyrën e komisionit komunal të zgjedhjeve.
“Online: https://qv.kqz-ks.org/sq. Në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tënde”, thuhet në një njoftim të KQZ-së.



