Mediat lokale: Policia me dron e gjeti trupin e pajetë në lum në Klinë, gruaja ishte shtatzënë

07 dhjetor 2025 | 19:08

Trupi i pajetë i një gruaje u nxor sot nga lumi në fshatin Grabanicë të Klinës, siç konfirmoi Policia dhe Prokuroria.

Mediat lokale raportojnë se viktima ishte rreth 40-vjeçare shtatzënë.

Ajo raportohet se doli nga shtëpia dje rreth orës 11:00 ndërsa më pas u raportua e zhdukur në Polici nga familjarët, përcjell Periskopi.

Policia ka arritur ta lokalizojë trupin përmes dronit. Ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për ta nxjerrë nga uji, raporton Klina.info.

Një grua gjendet e vdekur në Klinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar listën zgjedhore të…