Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
08 dhjetor 2025
| 14:15
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar këshillat e vendvotimeve.
Po në këtë mbledhje, me tetë vota “për” janë miratuar edhe dizajnet e fletëvotimeve brenda Kosovës, në pikën e rendit të këshillit për operacione zgjedhore.
Ndërkohë, mediat janë larguar nga mbledhja, kur është diskutuar për listën e kandidatëve potencialë për anëtarë të komisionit të pranimit për pozitat e nivelit të ulët drejtues, pasi mbledhja është deklaruar e mbyllur për publikun.




