‘Shkarkohen’ drejtorët komunalë në veri, Lista Serbe publikon foto pa simbolet e Kosovës

08 dhjetor 2025 | 15:11

Lista Serbe ka bërë  me dije  se kryetarët e katër komunave veriore kanë shkarkuar drejtorët komunal që ishin në mandatin e kaluar.

“Kryetarët e Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviq, Zveçan – Dragisha Milovoq, Zubin Potok – Millosh Perovi` dhe Leposaviq – Zoran Todiq, kanë marrë postin në këto komuna dhe kanë marrë vendim për shkarkimin e të gjithë drejtorëve të emëruar politikisht të drejtorive komunale”, ka njoftuar Lista Serbe në “Instagram.”

Në fotografitë që ka publikuar Lista Serbe në zyrat e kryetarëve nuk vërehen simbolet e shtetit të Kosovës, ndonëse betimin e dhanë para tyre.

Kryetarët e rinj thonë se zyrat i kanë gjetur në mënyrë jo të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përfshirë Kosovën të hënën…