Hykmete Bajrami: 131 milionë euro humbje të energjisë në veri gjatë qeverisjes Kurti

08 dhjetor 2025 | 19:47

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë Kurti për rritje të ndjeshme të humbjeve të energjisë në komunat veriore, duke thënë se ato kanë arritur në gjithsej 131 milionë euro gjatë viteve 2021–2023.

Sipas saj, humbjet janë rritur nga 4 milionë euro në vitin 2020 në 63 milionë euro në vitin 2022, ndërsa ka shtuar se kriptovalutat dhe laboratorët e drogës kanë funksionuar lirshëm në veri gjatë kësaj periudhe.

Bajrami ka publikuar edhe të dhënat nga raportet financiare dhe auditimet e KOSTT-it, duke kërkuar që qeveria të japë llogari për barrën financiare që, sipas saj, ka rënë mbi qytetarët.

Postimi i saj i plotë 👇:

131 milionë Euro janë humbjet e energjisë në veri (2021–2023)

Gjatë qeverisjes së Kurtit humbjet e energjisë për komunat veriore janë rritë deri në 15 fish: nga 4 milionë Euro në vitin 2020 në 63 miilionë Euro në vitin 2022. Kriptovalutat dhe laboratorët e drogës kanë lulëzu nën qeverisjen e juaj.

Populli thotë “Nëse është hangër pitja ka mbetë tepsia”.
Ne nuk vizatojmë grafe në zyre të partisë, prej ditës së parë kemi folë me fakte, nuk po flasim me centa po flasim për qindra miliona Euro të paguara nga xhepat e qytetarëve të këtij vendi edhe për energjinë e paguar në veri.

Humbjet e energjisë në komunat veriore, sipas pasqyrave financiare dhe raportit të auditorit të pavarur për KOSTT-it janë:

2020: 4 milionë Euro,
2021: 41 milionë Euro,
2022: 63 milionë Euro,
2023: 27 milionë Euro,

Në koment janë të gjitha raportet, faqet dhe shenimet se ku janë marrë këto të dhëna.
Shihni raportet dhe e kuptoni sa ka pagu populli i Kosovës për energjinë e shpenzuar në veri gjatë qeverisë Kurti.

#LDK123✅
#HykmeteBajrami3✅

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Ambientit, Transportit dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi,…