Idriz Vehapi kandidon me numrin 27 në listën e PDK-së

08 dhjetor 2025 | 21:51

Idriz Vehapi ka bërë të ditur zyrtarisht se do të jetë pjesë e garës zgjedhore të 28 dhjetorit, ku figuron me numrin 27 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës. Vehapi ka falënderuar mbështetësit e tij për përkrahjen ndër vite dhe ka theksuar se kandidimi i tij vjen pas një angazhimi të gjatë në fushën akademike dhe politike. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për mbështetje, duke e cilësuar besimin e tyre si përgjegjësi për të vijuar punën e tij institucionale.

Mesazh nga Idriz Vehapi:

Miq të nderuar,

Me shumë mirënjohje ju njoftoj se në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jem kandidat me numrin 27 në listën e PDK-së, të prirë nga kryetari Bedri Hamza.

Gjatë viteve, në çdo hap të rrugëtimit tim politik dhe akademik, mbështetja juaj ka qenë forca ime më e madhe. Për këtë, ju jam thellësisht mirënjohës. Jetën dhe punën time gjithmonë ia kam kushtuar tokës dhe njerëzve të Kosovës, me përkushtim dhe zemër të hapur.

Edhe kësaj radhe shpresoj në përkrahjen tuaj të çmuar. Besimi juaj për mua ka vlerën e një premtimi për të vazhduar punën me ndershmëri dhe përkushtim.

#PDK130

#BedriHamza1

#IdrizVehapi27

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernard Frrokaj nga Gjakova është kandidat për deputet nga radhët…