OVLUÇK-ja fton shqiptarët të bashkohen në protestën e 13 dhjetorit në Shkup
09 dhjetor 2025
| 14:43
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbajtur një takim me kryetarë të degëve lidhur me përgatitjet e fundit për protestën e 13 dhjetorit, e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ftuar të gjithë shqiptarët që të bashkohen në këtë protestë.
“Sot, në takimin me kryetarët e degëve, u diskutua lidhur me përgatitjet e fundit për protestën e 13 dhjetorit, e cila do të mbahet në Sheshin ‘Skënderbeu’ në ora 13:00 në Shkup. Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në këtë protestë”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.
Kjo është protesta e pestë me radhë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, pas atyre në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.



