Njohësi i emergjencave: Brenda 12 orëve, zjarrfikësit e Prishtinës shuan dy zjarre të mëdha. HERO të vërtetë!
10 dhjetor 2025
| 16:06
Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka bërë me dije se brenda 12 orëve, zjarrfikësit e Prishtinës shuan dy zjarre të mëdha, parandaluan dëme edhe më të mëdha dhe evituan rrezikun për qytetarët.
“HERO të vërtetë, që punojnë me sakrificë e pa kushte!”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Ndërsa qeveria dhe institucionet përgjegjëse, sipas tij, këta heronj, i kujtojnë vetëm për foto e deklarata, por i lënë me pajisje të vjetra, paga të ulëta, madje ua kanë hequr edhe pagesën për rrezikshmërinë, sikur puna e tyre të mos ishte mjaft sfiduese. “Turp!”, ka shkruar Tahiri.



