Ballkani – Prishtina dhe Drita – Gjilani, supersfidat e fundjavës në futboll

12 dhjetor 2025 | 11:56

Ballkani dhe Prishtina përballen në njërin prej derbive të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Bëhet fjalë për dy skuadrat e para në tabelë. Ballkani është lider me 29 pikë. Prishtina i ka 27 në vendin e dytë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur. 27 pikë i ka edhe Dukagjini në vendin e tretë.

Ndeshja në Suharekë pritet të jetë e fortë dhe interesante. Të dy skuadrat synojnë të shfaqin cilësinë që besojnë se do t’i dërgojë te titulli i kampionit. Këto dy skuadra u përballën në kuadër të xhiros së tetë. Prishtina kishte fituar 1:0 si vendase, më 4 tetor. Por shumë gjëra kanë ndryshuar prej atëherë. Ndër të tjera edhe trajnerët.

Derbi tjetër i xhiros së 17-t është ai në mes të Dritës dhe Gjilanit. Pra është derbi i qytetit të Gjilanit, që zhvillohet të dielën nga ora 13:00, në stadiumin me bari sintetik. Për kohë të gjatë ky ishte  tifozëve.

Rivaliteti megjithatë nuk do të mungojë. Drita do të mundohet të reagojë pas humbjes nga AZ Alkmaari në Ligën e Konferencës. Ndërkohë Gjilanin synon fitore për hap tjetër drejt pjesës së epërme të tabelës.

Drita është e pesta në tabelë me 24 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur, atë me Prishtinën. Gjilani është i gjashti me 22 pikë. Të dielën është edhe ndeshja mes Llapit e Malishevës. Llapi renditet i shtati me 20 pikë, kurse Malisheva mban vendin e katërt me 25 pikë.

Xhiroja e 17-t hapet nesër (e shtunë), kur janë dy ndeshjet e para. Në Lipjan, Prishtinën e Re e pret punë e vështirë me Dukagjinin e Klinës. Ndërkohë në Skenderaj, Drenica e pret Ferizajn. Te Drenica do të debutojë trajneri kroato-gjerman, Thomas Brdariq, që u prezantua të martën. Drenica ka 17 pikë dhe është në vendin e tetë, ndërsa Ferizaj është i nënti me 16. Prishtina e Re renditet e fundit me 14 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhënë mbështetje protestës…