Ilirjana Mehmetaj (AAK), kandidate me numër 105: Psikologe e përkushtuar në shërbim të qytetarëve dhe shtetit
13 dhjetor 2025
| 10:26
Psikologe me profesion nga Pozhari i Deçanit, e përkushtuar në mbrojtje të interesave shtetërore, në të gjitha periudhat, zë i qytetarit dhe zë i shtetit, kurdoherë në shërbim të nevojave të popullit.
“Profesioni i psikologut por edhe edukimi familjar më kanë mësuar t’i kuptoj vlerat e ndershmerisë, përgjegjësisë dhe humanitetit ndaj njerëzve dhe popullit tim. Kosova po kalon nëpër një rrugëtim të vështirë, të mbushur më sfida dhe probleme të grumbulluara që kërkojnë zgjidhje të shpejt”, ka përcjell mesazhin e saj për qytetarët.

Ajo ka theksuar se të bashkuar në një unitet të fuqishëm, së bashku, krah për krah do të ecin përpara drejt fitores. “Faleminderit nga zemra për besimin, Votoni 105 Ilirjana Mehmetaj”.



