Bjellorusia liron 123 të burgosur, ShBA ia heq sanksionet
Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur, përfshirë aktivisten e njohur të opozitës, Maria Kolesnikova, pasi SHBA ra dakord të heqë sanksionet ndaj këtij vendi të Evropës Lindore.
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski, është gjithashtu mes atyre që janë liruar pas bisedimeve në Minsk me të dërguarin e posaçëm të Presidentit amerikan Donald Trump për Bjellorusinë, John Coale.
ShBA ka rënë dakord të heqë sanksionet ndaj potasës, një përbërës kyç në plehra kimike dhe një eksport i rëndësishëm për Bjellorusinë, e cila është aleate e ngushtë e Rusisë.
Coale tha: “Ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve normalizohen, do të hiqen gjithnjë e më shumë sanksione.”
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, nuk njihet si president nga Bashkimi Evropian.
Kolesnikova ndodhet në burg që nga viti 2020, pjesën më të madhe të kohës në izolim.



