Gjenerali Hisen Berisha merr përkrahje në garën për deputet nga familja Thaçi

16 dhjetor 2025 | 11:02

Gjenerali Hisen Berisha, i cili në këto zgjedhje garon për deputet në listën e PDK-së me numër 67, ka marrë përkrahje nga familja Thaçi, nga vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Nazmi Thaçi.

“Këto ditë pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të takohem me z. Nazmi Thaçi, një emër i respektuar dhe përfaqësues dinjitoz i familjes Thaçi, takim i cili u shndërrua në një mbështetje të qartë, publike dhe të drejtpërdrejtë për garën time elektorale të 28 Dhjetorit. Mbështetja e shprehur nga z. Nazmi Thaçi vjen në emër të familjes, si dhe të familjes së gjerë Thaçi, një familje që ka dhënë dhe vazhdon të japë kontribut të pazëvendësueshëm për lirinë, shtetndërtimin dhe dinjitetin politik të Kosovës”, ka shkruar në “Facebook” Berisha.

Ai ka theksuar se kjo përkrahje ka peshë të veçantë morale, kombëtare dhe politike, pas sipas tij, buron nga një familje që simbolizon sakrificën, përgjegjësinë shtetërore dhe vizionin për Kosovën.

“Është një mbështetje që më obligon edhe më shumë të ec përpara me vendosmëri, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj vlerave që na bashkojnë. Mirënjohje e thellë për besimin, respektin dhe fjalën e dhënë. Bashkë përpara, për Kosovën dhe për fitoren e 28 dhjetorit”, ka thënë Hisen Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N.P.T. “Boletini Tours” shpall te pavlefshme arkën fiskale En11001083 me…