Jashari përfshihet në formacionin e javës në Ukrainë
Pasi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Zoryas nga tifozët, mesfushori Muharrem Jashari është njëri prej tre lojtarëve të Cherkasyt që ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës.
Vikendin e shkuar, Cherkasi triumfoi 2:0 kurse Jashari shënoi gol dhe pati paraqitje fantastike, e cila bëri që ai të përfshihet në 11-shen e xhiros së 16-të në Premier League të Ukrainës.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, tashmë është shndërruar në lojtarin kryesor të Cherkasyt, ekip që aktualisht prinë në tabelë me 35 pikë, sa i ka edhe Shakhtari.
27-vjeçari në 16 ndeshje këtë sezon në total, ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 6 asistime, ndërsa me ekipin nga Ukraina ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Në 14 ndeshje në kampionat, Jashari ka realizuar 3 gola dhe ka bërë 4 asistime kurse Cherkasy e ka edhe një lojë, përpara se liga të shkojë në pushimin e dimrit.
Të shtunën, në kuadër të xhiros së 17-të, Cherkasy luan në udhëtim ndaj ekipit Epicentër dhe vlerësohet favorit në këtë përballje, pasi me fitore pauzon si kampion dimëror në Ukrainë.




