Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit
16 dhjetor 2025
| 16:35
Kryeministri Edi Rama është nisur pasditen e kësaj të marte drejt Brukselit. Rama nesër do të marrë pjesë në samitin mes BE dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor.
Takimi pritet të përqendrohet në gjetjet më të fundit të paketës së zgjerimit 2025. Gjatë takimit do të diskutohet edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliard eurosh, raporton “Euronews Albania”.
Ndërkaq, nga Kosova evropianët i çuan ftesë presidentes Vjosa Osmani, e cila ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këtë samit.



