Durmishi: Sot në orën 16:00 hapet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
Ministri në detyrë i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, ka njoftuar se sot do të lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër.
Përurimi i urës dhe ceremonia e prerjes së shiritit do të mbahen sot, duke filluar nga ora 16:00, tek ura në Mitrovicë.
Sipas njoftimit, hapja e kësaj ure për qarkullim pritet të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të vendit.
“Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, njofton se sot do të lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër.
Përurimi i urës dhe ceremonia e prerjes së shiritit do të mbahen sot në orën 16:00, tek ura në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.



