Legjenda Crawford tërhiqet nga boksi

17 dhjetor 2025 | 15:31

Kampioni i pesë kategorive të ndryshme, Terence Crawford, ka njoftuar se po tërhiqet nga boksi.

Njoftimi erdhi vetëm tre muaj pasi Crawford u bë boksieri i vetëm që i fitoi të gjithë titujt e mëdhenj në tri kategori të ndryshme.

Ai këtë e arriti duke e mposhtur Canelo Alvarezin për unifikim të titujve në kategorinë super të mesme, në shtator.

Crawford shkroi se po “largohet si më i madhi dhe pa lënë asgjë tjetër për të dëshmuar”.

38-vjeçari tërhiqet me bilancin 42:0, ku 31 prej fitoreve i arriti me nokaut.

Pos në kategorinë super të mesme, ai ishte kampion i padiskutueshëm edhe në kategorinë uelter

Ishte fitues i të gjithë katër brezave të mëdhenj njëkohësisht edhe në kategorinë super të lehtë, kur e mposhti me ndërprerje Julius Indongon në gusht të vitit 2017.

Amerikani Crawford ka mbajtur 18 tituj të botës në pesë kategori të ndryshme peshe. Dhe tani largohet si legjendë e vërtetë e ringut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia Sektoriale dhe Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan në…