Prizreni ndalon fishekzjarrjet, përjashtim 1 orë për Vitin e Ri

18 dhjetor 2025 | 09:25

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim për ndalimin e ndezjes së fishekzjarreve në territorin e saj gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Vendimi është marrë nga kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, dhe do të zbatohet nga data 25 dhjetor deri më 1 janar.

Sipas vendimit, ndezja e fishekzjarreve do të lejohet vetëm gjatë një orëshi të ndërrimit të viteve, përkatësisht në natën e Vitit të Ri, ndërsa në të gjitha ditët dhe orët e tjera ajo do të jetë e ndaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër,…