Dragashi i jep mbështetje gjeneralit Hisen Berisha
“Dragashi, që ngrihet mbi themelet e Prizrenit historik, si kala e qëndresës së luftëtarëve të UÇK-së, si trevë e punës dhe bereqetit, si hapësirë që ruan me krenari vlerat nacionale, etnogjenetike dhe kulturore, është qyteti i radhës ku vazhduan fushatën elektorale”, ka shkruar kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, gjenerali Hisen Berisha.
Ai ka thënë se në Dragash kultivohet identiteti i lashtë, trashëgimia iliro-dardane dhe deltari ilir që na bën krenarë para botës për qytetërimin tonë dhe vazhdimësinë historike.
“Dragashi është trevë që ka ditur të mbijetojë, të ruajë vlerat dhe të kontribuojë në momentet vendimtare për lirinë e vendit. Programi i PDK-së dhe vizioni i kandidatit për Kryeministër, z. Bedri Hamza, japin përgjigje konkrete për pritjet e qytetarëve të kësaj treve dhe të gjithë Kosovës. Mesazhi është i qartë, jo më emigrimi si shpëtim, por Kosova si mundësi. Mundësi për jetë dinjitoze, për punë, për zhvillim dhe për një të ardhme që ndërtohet këtu, në vendin tonë. Dragashi e di të dallojë fjalën nga vepra. Dhe në këtë rrugë, është përkrah vizionit të fitores dhe të shtetit funksional”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.



